Hueyda El Saied dhe i biri sapo i shpëtuan një aksidenti të mundshëm me avion
Balerina dhe prezantuesja e njohur Hueyda El Saied, ka përjetuar një incident të frikshëm teksa zbriste në aeroportin e Rinasit. Avioni me te cilin udhëtonte ka pësuar një ngritje të papritur, ndërkohë që duhet të zbriste në pistë. El Saied shkruan se në koto momente frike të gjithë ishin me sytë nga Zoti. ‘Keto jane fytyrat tona te pas incidentit… Dhe pse ishim zgjuar ne 4 te mengjesit per te marr avionin i cili u nis 1h20 me vonese, ne ishim te gezuar se do ktheheshim pas 3 muajsh ne memedhe. Por pas 2 oresh udhetim entuziazmi yne u shua ne te qinden e sekondit teksa avioni i cili perpak sa nuk preku pisten e aeroportit te Rinasit beri nje ngritje spektakolare. Per here te pare pas kaq vitesh udhetime pash qe ne shqitaret mund dhe te mos flasim e te rrime ulur ndersa avioni nuk eshte parkuar ende Per çeshtje etike s’po e them se cila kompani ajriore qe, por ajo qe me beri pershtypje eshte se gjate xhiros 20 minuteshe mbi det, para se piloti te nderrmerrte zbritjen per here te dyte, ne te gjithe pothuajse ishim bere besimtar dhe i kishim drejtuar syte lart nga Zoti… Besoj qe mund ta imagjinoni se cfare duatrokitjesh i dhuruam pilotit kur u ulem ‘-shkruan ajo krah fotos së postuar me djalin dhe nën e saj.