Tragjedi, binjakët 3-vjeçarë me autizëm mbyten në pishinë

Dy vëllezër binjakë me autizëm janë mbytur në pishinën e shtëpisë së tyre në Long Island ndërsa nëna e tyre po flinte gjumë. Sue Aurilia, u zgjua të mërkurën në mëngjes dhe pa një nga djemtë e saj 3-vjeç, Nicholas, në pishinë. Menjëherë ajo vrapoi jashtë dhe u përpoq dëshpërimisht për ta shpëtuar. Më pas mori në telefon policinë pasi nuk ishte në gjendje të gjente djalin tjetër Anthony. Policia mbërriti në vendngjarje dhe e gjeti 3 vjeçarin në pjesën e poshtme të pishinës. Dy vëllezërit u dërguan në spital në gjendje kritike për jetën përpara se të vdisnin në kohë të ndryshme. Babi i fëmijëve kishte shkuar në punë dhe kur Sue u zgjua, nuk mundi që ti gjejë binjakët e saj. Ajo i kërkoi së bashku me djalin e saj 5-vjeçar, para se të shihte trupin e Nicholas në pishinë. “Binjakët ishin shumë të lidhur me njëri-tjetrin,”- tregon një Eboni Huggins, shok i Aurilia. “Ata gjithmonë rrinin bashkë. Çfarë bënte njëri, bënte edhe tjetri.” Sue kishte vetëm dy muaj që jetonte në këtë shtëpi dhe mbetet ende e paqrtë se si binjakët arritën që të dilnin nga shtëpia.

Share With:
Translate »
1212 Views