Hugh Grant kritikon rregullat e shkollës që frekuentojnë fëmijët e tij: Është gjëja e fundit që ata kanë nevojë

Aktori Hugh Grant (64 vjeçar) së fundmi ndau mendimin e tij për rregullat në lidhje me përdorimin e teknologjisë në shkollat private luksoze që ndjekin fëmijët e tij.

Gjegjësisht, ai në intervistë ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si përdoret teknologjia në arsim, veçanërisht në kontekstin e kohës që fëmijët kalojnë para ekraneve.

Grant, i cili ka tre fëmijë me gruan e tij Anna Eberstein, 12-vjeçarin John Mungo, nëntë-vjeçarin Lulu dhe shtatë-vjeçarin Blue – si dhe vajzën Tabitha (13 vjeçe) dhe djalin Felix (11 vjeç) nga një marrëdhënie e mëparshme me aktoren Tinglan Hong, iu bashkua në mënyrë aktive fushatës larg ekraneve të celularëve.

Në një panel diskutimi në një nga shkollat prestigjioze të Londrës, i cili kishte temën “Përdorimi i teknologjisë në arsim dhe ndikimi i saj negativ tek fëmijët”, Hugh Grant e përshkroi veten si një prind tjetër që lufton me fëmijët që thjesht duan të shikojnë një ekran.

PAi është veçanërisht i zemëruar nga rregullat në fuqi në shkollat private, të cilat sipas tij inkurajojnë fëmijët të shmangin aktivitetin fizik për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

“Këta janë ata që thonë se nuk do të luajnë sot jashtë sepse bie shi. Kjo është patetike”, tha Grant, duke theksuar se duhet të krijohet një sistem arsimor që do t’i inkurajojë fëmijët të sillen më aktivisht dhe më shëndetshëm.

“Më duket se ka vend për një sistem tjetër shkollor, për shkolla që do ta thyejnë atë model”, shtoi ai.

Protesta e tij kundër përdorimit të tepërt teknologjik u bë më e fortë kur vuri re se shkolla përdorte një “ton tallës” në diskutimet për këtë çështje.

“Ata thonë, ‘Çdo fëmijë merr një Chromebook, ata kryejnë shumë punë në klasë në Chromebook-in e tyre dhe i bëjnë të gjitha detyrat e shtëpisë në Chromebook-in e tyre. Kur e dëgjon këtë, mendon, kjo është gjëja e fundit që u nevojitet’”, tha ai.

Share With:
Translate »
40 Views