Humb jetën djali 18-vjeçar i legjendës gjermane, Michael Ballack

Djali i ish-mesfushorit të skuadrës së Chelsea-s, Michael Ballack, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me makinë në Portugali.
Thuhet se 18-vjeçari, Emilio Ballack, ka vdekur në një aksident rreth orës 2 të mëngjesit të së enjtes.

Mediat portugeze po raportojnë se tragjedia ndodhi në Troia në jug të Lisbonës, afër një shtëpie që babai i futbollistit e bleu vite më parë.

Gjermani Michael Ballack konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të vendit të tij.

Ai u bashkua me Chelsea-n në 2006-ën dhe fitoi tituj në sezonin e tij të parë në klub. Ai u largua nga Stamford Bridge pasi luajti një pjesë të ligës dhe kupës dyshe në 2010-ën.

Emilio postoi fotografi të perëndimit të diellit në një plazh portugez gjatë fundjavës.

Raportet lokale thanë se aksidenti që rezultoi në humbjen e jetës së djalit të Michael Ballack, ndodhi pranë një blloku apartamentesh të njohur si Villas do Mar.

Zjarrfikësit nga Gondola aty pranë janë mobilizuar. Detajet e aksidentit fatal nuk janë bërë ende publike.

Michael Ballack zgjodhi Portugalinë për të pushuar dhe shëruar pasi ai hoqi një tumor afër palcës kurrizore vitin e kaluar.

Share With:
Translate »
177 Views