‘Humba fëmijën, kisha gjakrrjedhje’, Vesa rrëfen momentin e vështirë

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa ka ndarë detaje rreth lidhjes së saj me futbollistin, Mërgim Berisha, duke thënë se familja e tij nuk e kanë dashur.

Ajo gjithashtu tregoi se babai i saj ka qenë ai që e ka mbështetur në çdo hap.

“Unë e kam dashur edhe pse familja e tij nuk më ka dashur, sepse kam qenë me shkollë, ata asnjëri. M’ka përkrahë babi në çdo hap”, u shpreh ajo.

Vesa tregoi një rast ku babai i ish të fejuarit e kishte kërcënuar.

“Një situatë më e keqja që më ka ndodhur, babai i tij më ka pyetur çka do të bëje nëse të rreh dikush, unë i thashë e kisha thirr policinë. Ai ma bëri ani çka, të rrah, vjen policia më fut në burg edhe dal prapë, edhe prapë të rrah. Unë jam përla shumë me ta, edhe s’kam fol më me ta”, u shpreh ajo.

Në një moment ajo u ka treguar vajzave se ka qenë shtatzënë dhe e ka humbur fëmijën. Vesa gjithashtu ka bërë të ditur se këtë gjë nuk e dinë as nëna e as babai i saj.

“Isha në Itali me shoqe, kisha alergji dhe më dërguan në spital. Më kanë pyetur a je shtatzënë, unë u kam thënë që s’jam, pas një kohe kam pasur gjakderdhje. Nuk e dinë as nëna, as babi. Aty e kam marr vesh, se kam pasur shumë gjakderdhje”, është shprehur ajo.

Share With:
Translate »
72 Views