Humbi bashkëshortin dhe 3 fëmijët në aksident, Evisa Preka mëson të vërtetën e ngjarjes

Një javë pas aksidentit tragjik që preku zemrat e shqiptarëve Evisa Preka, e vetmja e mbijetuar e kësaj ngjarje ka mësuar më në fund lajmin e kobshëm.
Lajmi se 3 fëmijët e saj të vegjël, dy vajzat 10 dhe 5 vjeçe dhe djali 9-muajsh nuk jetojnë më bashkë me bashkëshortin e saj, Edmond Preka, e ka mësuar natën e mbrëmshëm, duke shënuar kështu edhe natën më të trishtë të jetës së saj.
Sapo mësoi mbi tragjedinë, Evisa 34-vjeçare ka shpërthyer në lot e ulërima, duke kaluar në një gjendje të rëndë psikologjike.
Në këto kushte, mjekët i janë gjendur menjëherë pranë dhe i kanë shtuar dozën e qetësuesëve për ta mbajtur nën kontroll.
Aksidenti ndodhi të dielën që kaloi në aksin Shkodër –Velipojë. Edmond Preka ndërroi jetë në vend bashkë me vajzën 5-vjeçare Ajsel dhe foshnjen 9-muajsh, ndërsa Noemi dy ditë më vonë, pasi zemra i pushoi teksa ishte në gjendje kome.
Që prej asaj ditë Evisa Preka vazhdon të qëndrojë në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa mjekët kanë konfirmuar se sa i takon plagëve të marra ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Share With:
Translate »
903 Views