Kur gazetarja shqiptare ishte gjimnaziste: Kam vënë bombën në shkollën ‘Sami Frashëri’
Në shkollë janë dy kategori nxënësish që mbahen mend gjatë, ata që mësojnë shumë dhe ata që bëjnë prapësira. Ka edhe një kategori tjetër, e ndërmjetme, që njihet si ‘të paparashikuarit’. Këtu mund ta gjejnë veten shumë nxënës, të cilët nuk shfaqin probleme gjatë viteve të tyre të studimit, por mbajnë mend disa shpërthime, jo të rralla, që i kujtojnë me nostalgji edhe shumë vite më pas.
Ndoshta në këtë grupin e fundit e gjen veten edhe gazetarja e njohur e radios dhe Fiks Fare, Rudina Demneri, e cila është e njohur për natyrën energjike, ekspresive dhe pak të prapë. Por nuk ishte nxënëse në shkollë atëherë…
Në një rrëfim të fundit, në 20-vjetorin e Top Albania Radio-s, Rudina tha për “Thumb” se, nëse do t’u kthehej viteve pas, nuk ka ndonjë peng të madh për kohën kur ishte 20-vjeçare. Vetëm se, e pyetur për gabimin më të madh kur ishte në këtë moshë, e sinqertë, Paloma rrëfen: “Kam vënë bombën te Sami Frashëri, një gabim kam bërë unë lale!”.
Jo keq, si për 20-vjeçare. Shumë e guximshme, madje.
Sot, edhe me moshën që ka, Paloma është e lumtur. Ka ndërtuar familjen e saj, ndaj edhe, siç thotë ajo: është ‘high’. Por ama, ka qenë dhe vazhdon të jetë vajzë e prapë: “Uroj që vajza të mos më ngjajë…” – thotë me të qeshur.
Edhe sot, Paloma blen rrobat, bashkëshorti paguan faturat…. Gabim tipik femëror. Por jo aq sa bomba!