Humbi bashkëshortin nga sëmundja e rëndë/ Ministrja Margariti bën statusin prekës
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka shkruar disa rreshta në Facebook-un e saj zyrtar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj.
“Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen. Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona. Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur! Uroj t’jua kthej veçse për ditë gëzimi!,” shkruan Margariti.
Artan Asllani, bashkëshorti i ministres së Kulturës, Elva Margariti ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare.
Mësohet se shkak për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme është bërë një sëmundje e rëndë.