Humbi familjen nga rrëzimi i teleferikut, Eitani i vogël përmendet e nis të flasë me hallën

Eitani i vogël, i vetmi i mbijetuar i tragjedisë së teleferikut në Mottarone tashmë është zgjuar dhe i vetëdijshëm, i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv. Pesëvjeçari flet me hallën dhe njerëzit që e rrethojnë.

Lajmi u komunikua nga autoritetet e spitalit ku ai po merr kujdes shëndetësor në Torino, të cilët thonë se nga pikëpamja klinike ai vijon të ndodhet në një prognozë të rezervuar.

Kjo për shkak të traumës torakale dhe abdominale dhe frakturave në gjymtyrë.

Së bashku me Eitanin e vogël, përveç hallës Aya, qëndron edhe doktoresha Marina Bertolotti, një psikologe e cila, që pasi fëmija u zgjua nga koma e induktuar, po vijon punën me ekipin e saj për të shmangur traumat tek fëmija pas zgjimit.

Mjekët do të vijojnë të ndjekin situatën shëndetësore të pesëvjeçarit ndërsa familjarët do të vendosin më pas se çfarë t’i tregojnë.

Share With:
Translate »
961 Views