Humbi gjurmët pas takimit me të atin: Ja çfarë po ndodh me Alvin Berishën që ndodhet në Siri

Pak ditë më parë emisioni investigativ “Le Iene”, bëri publike historinë e 11-vjeçarit, Alvin Berisha.

Alvin u çua drejt Sirisë nga e ëma e tij, e cila ka ndërruar jetë pak kohë më parë dhe tani endet i vetëm dhe i sëmurë.

Pas përpjekjeve të të atit të tij, Afrimit, dhe emisionit italian “Le Iene” vogëlushi u gjet në një kamp të burgosurisht në pjesën kurde të Sirisë ku jetonin fëmijët dhe gratë e ushtarëve të ISIS, por që fatkeqësisht nuk mund të nxirrej që aty.

Kjo sepse nuk kishte një përfaqësues nga Ambasada Shqiptare në Siri.

Pas kësaj 11-vjeçari humbi gjurmët dhe deri tani nuk dihet gjë për fatin e tij.

I kontaktuar nga Dritare.net, gazetari i emisionit “Le Iene” në Itali, Taulant Kopliku ka thënë se : “Deri tani nuk jemi kontaktuar aspak nga autoritetet shqiptare. Shpresojme qe te jene duke punuar ne heshtje. Ndersa per perpjekje, mund te them qe ka shume por gjithmone mbetet te presim. Shpresojme qe jo shume , lutemi.”

Share With:
Translate »
1069 Views