Humbi jetën në aksident/ Në çdo faqe të ditarit të Anastasias, përshkruhet lumturia e ardhjes në Shqipëri!

Në ditarin e Anastasia Gushit, vajzës që humbi jetën tragjikisht së bashku me 3 anëtarët e familjes së saj në një aksident në Vlorë, përshkruhet në çdo faqe lumturia e saj për të ardhur në Shqipëri. Pushimet e saj në Shqipëri i mendonte të gëzuara, me dëshirat për të parë më shumë vende, për të blerë shumë gjëra. Ja disa nga fletët e ditarit të saj:

Anastasia shkruan më 15 qershor:

“Sapo filloi behari dhe për një muaj do vemi në Shqipëri. Jam shumë e lumtur që do takoj nënën, gjyshin, tezen.

Dua që kur të vete në Shqipëri, të dal dhe të blej shumë gjëra. Dua të vete në shumë vende që nuk kam vajtur dhe të blej shumë gjëra. Po nuk vajtëm, se di, por babi do na blejë tabletë të dyjave. Bëj shaka, dua shumë të vete, por dua shumë të marr dhe tabletin se s’bëj dot mësimet.

Dua të shikoj një video për mësimet ose të bëj test online, nuk e bëj dot. Sot vajtëm nga parku dhe lozëm, u kënaqa. Por jam shumë e mërzitur dhe nuk e di pse. Tani po rri dhe babi do iki në punë.”

Në një ditë tjetër ajo ka shkruar:

“Kanë mbetur dhe 15 ditë për të ikur në Shqipëri. Jam shumë e lumtur. Do vemi në Shqipëri, atje do kënaqemi. Jam e lumtur dhe do të jem shumë e lumtur.

Dua të them se e nxora mesataren këtë vit 16, por vitin tjetër të premtoj se do ta nxjerr më shumë, të premtoj, të jap llafin.”

Familja Gushi u shua në një aksident tragjik në vendin e quajtur Kripa në autostradën Fier-Vlorë. 2 prindërit dhe 2 vajzat humbën jetën javën e shkuar, pasi u goditën nga një makinë Audi.

Share With:
Translate »
625 Views