Humbi nënën dhe bashkëshortin nga kanceri! Historia e dhimbshme e Besires që fati e privoi me sëmundjen e pazakontë të djalit

Historia e dytë e transmetuar në puntatën e parë të “Për Shqiptarët” ishte e Besires.

Besire ka lindur në Prizren si vajza e pestë e familjes Jashari.

Edhe pse e varfër është rritur e lumtur, në një familje ku mëngjeset, drekat dhe darkat i hanin gjithmonë bashkë.

Qetësia familjare tronditet kur papritmas nëna e saj sëmuret rëndë.

Në atë kohë Besa ishte 12 vjeç, e vogël për të kuptuar se çfarë ishte kanceri si sëmundje, por mjaftueshëm e rritur për të kuptuar dhe vuajtur humbjen e nënës së saj.

Vdekja e mamasë e bëri të kthehej brenda një nate nga një vajzë e vogël, në një grua të vogël e plot halle.

Pavarësisht se sa e përkushtuar ishte në shkollë, nuk mundi të vazhdonte studimet. Iu desh të punonte për të ndihmuar babanë.

Jeta për të nuk ishte ajo më e lehta, por diçka nisi të ndryshonte, në një ditë vere të 2012-ës, kohë kur ishte 25 vjeç.

Ishte në një dasmë, atë ditët që ishte bërë më e bukur se kurrë, pa e ditur se Adnani, që ishte kameraman atje, do të bëhej bashkëshorti i saj.

Ndodhi shpejt e krejt papritur kur ai, pas një bisede që bënë bashkë, i tha se do vi t’i kërkoj dorën babait tënd.

Dhe ashtu vazhdoi njohja, u bë fejesa, e më pas martesa. Gjithçka ndodhi brenda një kohë shumë të shkurtër, sepse nëna e Adnanit ishe e sëmurë dhe si dëshirë të fundit i kërkoi babait të Besës ta merrnin nuse më herët.

Ashtu u bë. Më 8 Mars, në ditën e nënës, për të respektuar dëshirën e vjehrrës, Besa shkon nuse në familjen e re.

Në atë familje gjeta ngrohtësi thotë ajo. Për ironi të fatit në të njëjtën moshë me të, bashkëshorti kishte humbur babanë.

“Bëja të pamundurën për t’u kujdesur për nënën e tij, por gëzimin më të madh që i sollëm në shtëpi, ishte lindja e djalit tonë të parë Benjamin 10 vite më parë.

Ishte tepër e sëmurë për ta shijuar rritjen e tij, por e dimë që iku nga kjo jetë me zemrën plot, dy vite pasi kisha shkuar nuse në atë familje”, thotë Besire.

Adnani e përjetoi keq humbjen e nënës, aq sa në të njëjtën ditë sëmuret edhe ai. Në fillim menduan se ishte prej shqetësimeve, se s’ishte e lehtë për të, që në moshën 33 vjeçare të mbetej pa asnjë prind, por gjendja e tij filloi të rëndohej, aq sa i kërkuan ta dërgonim jashtë për vizita mjekësore.

Besa tregon se në një kohë shumë të shkurtër, familja e tyre do të merrte një tjetër kthesë.

“Zoti na solli në jetë një engjëll si Benjamini”, thotë ajo, “por të dy si prindër nuk patëm kurrë qetësinë të shijonim bashkë belbëzimet e para, hapat e parë, fjalët e para mama dhe baba, sepse u desh që përballeshim me kurimin e sëmundjes së Adnanit”.

Jeta po i bënte një shaka të hidhur.

Ishte 12 vjeç kur për herë të parë dëgjoi për kancerin e nënës së saj, në atë kohë se dinte ç’do të thoshtE, por ishte 28 kur mësoi se bashkëshorti kishte një tumor në kokë.

Tani po, ajo e dinte se çfarë e priste…

Dhe ishte ashtu siç e mendoi, ashtu siç kishte frikë se mos ndodhte…

Atëherë kur kishte më shumë nevojë për të, si ajo edhe djali 3 vjeçar, Adnani 35 vjeç humb jetën.

Mbeti e vetme me djalin, me dashurinë e pajetuar, me lumturinë që i iku më shpejt se erdhi.

7 ditë pas vdekjes së bashkëshortit, Besa kthehet në shtëpinë e babait, për të jetuar aty me motrën e saj dhe bashkëshorten e të atit.

Nuk ishte e lehtë; jo se dikush ia shprehte, por Besa ndihej keq se mos i kishte rënduar.

Pak kohë pati të bluante këto mendime, sepse nuk kaloi shumë dhe djali filloi të shfaqte probleme me shëndetin.

Qante pa pushim, në trup i shfaqeshin shenja të ndryshme. Mjekët e vizitonin por nuk e gjenin dot arsyen. Besa këtë herë nuk e mbante dot veten. Çdo gjë do të falte vetëm që djali i saj të ishte mirë. Benjaminin e kishte dritën e syve dhe në fakt të vetmen dritë që e mbante gjallë.

Kalonte orë e orë pa gjumë, e shqetësuar dhe e pafuqishme për t’i ardhur në ndihmë.

Pas shumë e shumë vizitash mjekët i thonë se vuan nga shumë alergji të ndryshme, të cilat krijonin plagë të mëdha në lëkurë.

Benjamini duhet të ruhej thuajse nga gjithçka, nga ushqimet, nga lulet, nga bari, nga kafshët e gati gati edhe nga kontakti me njerëzit.

Bota e tij u bë e vogël, si të jetonte në një flluskë sapuni, që brenda saj Besa përpiqej t’i krijonte botën e ëndrrave, por e dinte sa e brishtë ishte për t’u shpërbërë.

Aq shumë e ruante Benjaminin nga gjithçka, sa nuk kishte guxuar ende t’i tregonte se babai i tij nuk jetonte më.

Deri në moshën 7 vjeçare, Benjamini ishte rritur me idenë se i ati ishte në punë, por nuk mundej t’i telefononte familjes.

Ai rritej me imazhin e të atit vetëm nëpërmjet fotove dhe sa më shumë rritej më shumë e mundonin Besën pyetjet e të birit.

Mami pse kam foto me babin vetëm kur jam kaq i vogël? Mami pse tezja të merr në telefon nga puna dhe babi nuk merr?

Por pastaj pyetjet ndërpriteshin, për t’i lënë vend dhimbjeve që nuk prisnin kohë e s’kishin as përgjigje.

Besa brengosej çdo herë e më shumë. Mjekimi kushtonte më shumë se 2000 euro. Sado të punonte nuk ia dilte dot. Ka kërkuar ndihmë kudo dhe ishte fati i Benit thotë ajo, që përpara çdo mjekimi paratë arrinte ti mblidhte nëpërmjet njerëzve dashamirës që e ndihmonin.

Benjamini filloi të mësohej me ketë sëmundje pak të pazakontë, por bota e tij sidoqoftë ndryshoi. U bë më i mbyllur, nuk donte të dilte nga shtëpia, sepse sa herë dilte sëmurej nga diçka që i bënte alergji.

Besa kishte brengën e shumë pyetjeve që si përgjigjej dot. As kur ai e pyeste se përse linda kështu?

Besa pyeste veten se ku gaboi? A ishin problemet e vazhdueshme dhe koha kur kuronte të shoqin që humbi vigjilencën ndaj djalit? Po sikur ta kishte kuptuar më herët, a do kishte ndryshim?

Sot Benjamini është 10 vjeç. Alergjia është përmirësuar falë mjekimeve që ka marrë, por vazhdon të jetë në kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.

Besa është sot sepse ka dashur të falënderojë çdo shqiptar që e ka ndihmuar për djalin e saj, për ta kuruar dhe për t’i realizuar një nga dëshirat e tij më të mëdha.

PayPal: https://www.paypal.com/donate/?hosted_button_id=5CK3LSDNMU3QY
fondacionifirdeus1@gmail.com

Të dhënat e bankës për Europën
ITALI 🇮🇹
Emri: Fondazione FIRDEUS
Emri i Bankes: INTESA SANPAOLO
Adresa: Piazza Paolo Ferrari, 10 20121 Milano
Iban: 𝐈𝐓 07 𝐈030 6909 6061 0000 0401 789
BIC/ Swift: BCITITMM

Te dhenat bankare ne Zvicër 🇨🇭
Name: Firdeus
Emri i Bankes: Post Finance
Adresse: Untere Scheugstr 3 8707 Uetikon am See
Konto Nr.: 15-387081-5
IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5
BIC: POFICHBEXXX

Konto ne Kosove 🇽🇰
Fondacioni Shqiptarët për Shqiptarët Kosovë
IBAN XK05 1905001222031128
Banka Kombetare Tregetare – Kosova
Fushë Kosovë
Swift Code: NCBAXKPR

Të dhënat bankare në Shqiperi 🇦🇱
Fondacioni Firdeus, Credins Bank,
Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.
SWIFT CODE CDISALTR
IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481
IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

Share With:
Translate »
41 Views