Humbi prindërit nga SIDA, princ Harry përqafon 20-vjeçaren me HIV

Përqafimi i ngrohtë i Dukës së Sussexit ndaj një vajze që është diagnostikuar me HIV pozitiv është bërë viral.

Harry nuk hezitoi të përqafonte 20-vjecaren Tlotlo Moilëa, e cila humbi prindërit nga SIDA në moshën 4-vjecare.

Për herë të parë, Duka dhe Tlotlo u takuan para dy vitesh në Londër. Prandaj sapo e pa në projektin e mbrojtjes së mjedisit, Harry hodhi krahët rreth saj për ti dhënë një përqafim të ngrohtë.

Ai po ndjek hapat e nënës së tij për të qenë pranë njerëzve të diagnostikuar me sëmundjet e rënda, të cilat transmetohen seksualisht.

Duka i Sussexit ishte sot në Botsvana për një projekt të mbjelljes së pemëve.

Ai mbajti një fjalim duke mbështetur aktivisten Greta Thunberg ku deklaroi se bota ishte në një gjendje ’emergjence’ dhe ‘humbjeje’ për shkak ndryshimit të klimës.

Share With:
Translate »
310 Views