“Humbje kolosale!”, Altin Basha tregon për ndarjen nga jeta të babait: E ndiej shumë mungesën e tij

Altin Basha, prej pak kohësh i emëruar si drejtor i Teatrit Kombëtar, në një intervistë për “Jo vetëm modë”, ka ndarë për publikun planet e tij për sa i takon karrierës ,por po ashtu ka treguar edhe detaje nga jeta e tij personale. Ai ka treguar se prej bashkëshortes së tij i mungon shumë fakti që ajo nuk pikturon më dhe për këtë kanë shpesh debate.

I pyetur nëse është i lumtur, ai ka treguar se po, por nga ana tjetër ka thënë se nuk mund të jenë gjithmonë të gjitha gjërat në maksimum. Altin Basha ka treguar se viti i kaluar për të ka qenë shumë i lumtur nga ana e karrierës, por ka pësuar edhe një nga ato humbje që ndodhin veç një herë, ai ka humbur babain, e pa dyshim ky ka qenë një nga momentet më të dhimbshme të jetës së tij.

Orinda Huta: Je në një moment të lumtur të jetës tënde?

Altin Basha: Po, mund të them që po.  Nuk mund të thuash gjithmonë që jam i lumtur, gjithmonë ka diçka… Viti që kaloi ishte shumë i suksesshëm profesionalisht, por në jetën familjare patëm një humbje, që është nga ato humbje që ndodhin një herë në jetë. Normalisht nuk është e lehtë! Unë humba babin vitin që kaloi. Ishte humbje kolosale. E ndiej shumë mungesën e tij, por me moshën mësohesh të kuptosh se jeta ka ciklet e saj dhe asnjëherë nuk jemi të përgatitur për këto ngjarje. Gjithmonë e kam pasur në kokë diku, sepse nënën e kam humbur shumë herët. Unë jam një njeri që shikoj anën pozitive të gjërave, e di që diku atje më shikon është i kënaqur me punën time, më vjen keq që nuk patëm edhe pak kohë, por nuk janë çështje që njeriu mund ti zgjedhë.

Share With:
Translate »
84 Views