Një arsye më shumë për të shmangur puthjet tek foshnjet e porsalindura

E vërtetë që askush nuk mund t’ju rezistoj përqafimeve të foshnjeve. Mirëpo, tani ju si prindër duhet të keni parasysh se lejimi i dhurimit të puthjeve për të porsalindurin tuaj mund të jetë një rrezik për shëndetin e tyre.

Sipas CDC, më shumë se gjysma e popullsisë bart versionin e virusit herpes oral. Por, foshnjat nën tre muajshe nuk janë në gjendje të luftojnë një virus të tillë shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) paralajmëron se herpesi tek foshnjet mund të shkaktojë komplikime serioze.

Virusi, në formën HSV-1, mund të kalojë tek një foshnje përmes puthjeve, e i cili mund të sulmojë mëlçinë, mushkëritë, sistemin nervor qëndror, lëkurën, sytë dhe gojën.

Edhe pse ka trajtim, herpes tek i porsalinduri mund të shkaktojë komplikime të rënda.

Sipas AAP, disa nga shenjat dhe simptomat e herpesit tek foshnjat përfshijnë:

-ethe;

-irritim i qepallave ose syve në muajin e parë të jetës;

-humbje e oreksit;

-skuqje.

Share With:
Translate »
94 Views