Hyn për të shpëtuar 2 mbesat e mitura, tezja mbytet në Drin të Zi

Një 55 vjeçare është mbytur në ujrat e lumit Drin i Zi të Peshkopisë pasi kishte hyrë për të shpëtuar dy mbesat e saj të mitura, 8 dhe 4 vjeçe.
Ngjarja është regjistruar sot në mesditë pa shkuar tek ura e Topojanit-Shupenzë. Pikërisht në këtë vend kanë qenë duke u larë dy vajzat e mitura O.D, 8 vjeçe, O.D, 4 vjeçe, mbesat e shtetases F.D. “Vajzat janë rrëmbyer nga lumi dhe më pas është futur shtetësja F.D, rreth 55 vjeçe, për ti shpëtuar por për pasojë është mbytur. Të miturat janë shpëtuar nga pushuesit që ndodheshin pranë zonës së lumit,” informon policia lokale Shtetësja F.D, është transportuar menjëherë në spitalin e Peshkopisë por pa shenja jete ndërsa vajzat e mitura janë jashtë rrezikut për jetën. Vijojn hetimet në vend ngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

 

Share With:
Translate »
927 Views