I biri feston sot ditëlindjen, Sokol Balla ndan fotot e rralla me mesazhin e ndjerë

Djali i madh i gazetarit dhe moderatorit të njohur Sokol Balla, Colin Orlando Balla, ka festuar dje 19 vjetorin e lindjes. Dhe në këtë ditë nuk ka munguar një mesazh publik në llogarinë e Sokolit i cili i ka dediuar disa rreshta të ndjerë.

Colin do të ndjekë rrugën e universitetit dhe i ati thotë se është një 19 vjeçar me këmbë në tokë dhe buzëqeshje të pandarë nga fytyra e tij e bukur e burrërore.

“Sot ka ditëlindjen Colin. Ai është djali im i vetëm dhe shoku im më i mirë. Njeriu më i këndshëm, më i zgjuar dhe solar i planetit. Lider i shokëve të vetë, nga e gjithë bota, që i trajton me kujdes dhe si vëllazëri. Njeriu që jep por dhe merr shumë dashuri nga të gjithë. Një 19-vjeçar që është shumë krenar që është shqiptar dhe nuk ngurron ta thotë këtë, me zërin e tij të lartë si buri, në shqip dhe anglisht, edhe aty ku shumë burra nuk guxojnë as të hapin gojën. Colin, ka ngritur në 19 vjet, botën e tij të bukur, ku të gjithë janë personazhe pozitive, ku dëgjohet vetëm muzika e përzgjedhur nga shija e tij fine. Sot, kur për të hapet bota e Universitetit, ai ecën me këmbë në tokë dhe buzëqëshjen e pandarë nga fytyra e tij e bukur dhe e burrëruar. Por për mua do mbetet “alieni” i mrekullueshëm që erdhi në jeten time në 20 korrik, në të njëjtën ditë kur Njerëzimi shkeli në Hënë dhe unë u bëra baba i Colin Orlando Balla. Djalit, shokut dhe dashurisë sime të parë prindërore. Të dua babo. Dhe njëqind korrike të tjerë.”-shkruan Sokoli krah një galerie me foto.

Sokol Balla është baba i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali.

Share With:
Translate »
108 Views