I biri vetëm 1 muajsh surprizon mami Elonën për 8-mars

Elona Duro është një nga moderatoret më të njohura në televizionet shqiptare. Herë zëri i saj ka qenë kryesori në radio, të tjera herë ka moderuar emisione telvizive. Disa muaj më parë ajo kurorëzoi lidhjen e saj në martesë, ndërsa në 3 janar solli në jetë fëmijën e parë, Tomas. Ky 8 mars ka qenë shumë i veçantë për Elonën pasi për herë të parë ajo e feston krah djalit të saj, si një nënë e lumtur. Këtë e ka treguar me një postim në rrjetin social ‘Instagram’, ku ka ndarë me ndjekësit e saj një foto lulesh dhe krah saj shkruan: ‘Të parat lule nga Tomas’.

Share With:
Translate »
1469 Views