I dha mamasë 500 dollarë, aktorja flet publikisht për ngjarjen e rëndë në moshën 15-vjeçare

Aktorja Demi Moore zbuloi për herë të parë historinë e përdhunimit në moshën 15-vjeçare. Një burrë i dha nënës së saj të alkoolizuar plot 500 dollarë për të kryer marrëdhënie seksuale me vajzën.

Demi Moore po fliste për detajet e librit të ri “Inside Out” me Diane Saëyer në emisionin “Good Morning America”.

Disa prej anekdotave më shokuese që përdori ishin ato rreth adoleshencës, kur nëna e saj e conte nëpër klube që të merrnin vëmendjen e meshkujve.

Një prej rasteve, Demi vuri re se një burrë i moshuar kishte çelësin e shtëpisë së tyre. Pasi e përdhunoi, ai e pyeti: “Si ndihesh kur bën marrëdhënie seksuale për 500 dollarë?”

Për këtë, aktorja nuk fajëson nënën plotësisht, por mendon se fakti që një mashkull e preku në moshë aq të re ishte për shkak të saj.

Moore lindi në New Mexico, por babai i saj biologjik e la nënën e saj para se të vinte në jetë.

Share With:
Translate »
356 Views