I fejuari i Britney Spears thyen heshtjen pas lajmit të dhimbshëm të humbjes së fëmijës së tyre

I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari, ka postuar në Instagram për të falenderuar fansat mbi mbështetjen e tyre të vazhdueshme pas lajmeve se Britney kishte pësuar një abort.

Britney fillimisht e njoftoi shtatzëninë e saj muajin e kaluar, duke thënë se ajo dhe Sam po ee prisnin me padurim kapitullin e ri në marrëdhënien e tyre. Ata thanë se ishin tejet të lumtur me shtimin e “paketës së tyre” të gëzimit referuar bebushit që do të vinte në jetë.

Por gjatë fundjavës, emocionet e tyre u kthyen në pikëllim pasi këngëtarja e “Toxic” zbuloi se kishin humbur fëmijën.

Sam ka ndarë një përditësim se si dyshja po e përballojnë humbjen duke thënë se pavarësisht se si kanë shkuar gjërat, ata ishin të dy. Sam dhe Britney si duket po ecin përpara me një mentalitet pozitiv me shpresën që po përpiqen të zgjerojnë familjen e tyre përsëri së shpejti.

“Ne e kemi ndjerë mbështetjen tuaj”, shkroi trajneri dhe modeli i fitnesit në Instagram Story.

“Po i marrim gjërat pozitivisht dhe po ecim përpara me të ardhmen tonë. Është e vështirë, por ne nuk jemi vetëm. Faleminderit që keni respektuar privatësinë tonë. Së shpejti do të zgjerojmë familjen”. Deklarata e përzemërt vjen vetëm disa ditë pasi Britney postoi në profilin e saj zyrtar në Instagram, duke u treguar miliona ndjekësve për humbjen shkatërruese ndërsa shkruante.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën e mrekullisë në fillim të shtatzënisë. Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Ndoshta duhet të kishim pritur më shumë për të parë se si do të shkonte gjithçka, por kur bëhet fjala për lajme të mira, nuk u përmbajtëm dot, ndaj e ndamë aq shpejt me ju. Dashuria për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vijojmë të përpiqemi që të zgjerojmë familjen tonë. Ju faleminderit për suportin. Ju kërkojmë me përulësi pak privatësi pas kësaj humbjeje të madhe” thuhej në deklaratën e Britney.

Share With:
Translate »
111 Views