I filmuan fshehtas, kjo video e Elitës me Zërin do ju shkrijë zemrat

Vogëlushi Zëri, është bërë një emër shumë i dëgjuar falë vëmendjes që prindërit e tij, Elita Rudi dhe Gjiko, i kushtojnë në çdo moment. Ato vazhdimisht postojnë momente që lidhen me të.

Së fundmi Elita ka shpërndarë një video në Instastoryn e saj, e cila tregon një moment shumë të bukur mes një nëne dhe një biri.

E veshur me një fustan me lule, Elita mban Zërin në krahët e saj dhe së bashku po kërcejnë në ballkonin e shtëpisë. Siç duket, moderatorja e ka ndarë mendjen që tani t’i mësojë të birit disa lëvizje kërcimi.

Share With:
Translate »
1257 Views