I hedh një sy fotos së fëmijërisë, befasohet nga ajo që sheh pas. Si është e mundur?

Nuk thonë kot që rastësia është “mbret i botës”. Kjo frazë i përshtatet më së miri historisë së Nick, i cili një ditë duke parë një foto të fëmijërisë me vëllezërit e tij, bën një zbulim të pëbesueshëm. Fotografia tregon atë së bashku me vëllezërit e tij duke luajtur në rërë por pas tij ndodhet një vajzë e vogël. Nick nuk arrin tu besojë dot syve kur sheh që vajza e vogël është vajza me të cilën do të martohet më vonë.

Që të dy, Nick Wheeler e Aimee Maiden, ndodhen disa metra larg të përjetësuar në fotografi.Në të vërtetë familjet e tyre jetonin 65 kilometra larg dhe ka qenë rastësi që të dyja palët kanë kaluar pushimet e tyre, në të njëjtin vit, në Mousehole, të Britanisë së Madhe. Dy dekada më pas, dy fëmijët të cilët nuk njiheshin, por që rastësisht ishin shumë afër në plazh, u bënë burrë dhe grua. Një shenjë e fatit? Nuk e dimë por ngelet një rastësi e bukur.

Share With:
Translate »
2103 Views