“Festo aty në Parajsë ku e meriton”, vajza e Met Begës kujton babain në ditën e lindjes

Matilda Bega, vajza e aktorit të ndjerë të humorit shqiptar, Met Bega, ka kujtuar babain e saj përmes disa rreshtave të ndjera me rastin e ditëlindjes së tij. Bega shkruan se tashmë u bënë dy vjet nga ikja e të atit, ndërsa i drejtohet babait me fjalët: “Festo aty në parajsë ku e meriton”.“Sot është data 7 Gusht një datë që nuk do ta harroj derisa të vdes është data e ditëlindjes së babait tim..Une jam Matilda Bega por pak ma dinë emrin. Unë për të gjithë jam e bija e Met Begës. Edhe pse u bënë 2 vite pa babin përditë e njëjta pyetje mos je gjë e bija e Met Begës. Sa mirë ndjehem se kështu ai mbetet me mua deri në vdekje..Edhe pse mama e 2 fëmijëve mbetem e bija e Metit madje edhe fëmijëve të mi Reas edhe Geldit tashmë u thonë mbesa dhe nipi i Met Begës për të cilët gjyshi pati shumë ëndrra ,por nuk mundi, u sëmur, vuajti shumë nga një sëmundje të cilën ai nuk e meritonte. Gjithsesi për një gjë jam e sigurt ai vuajti gjatë nga sëmundja në tokë, por tashmë një gjë është e sigurt, ai është në parajsë..Kurrë nuk do ja kujtoj ditën e vdekjes tim eti por për të ka vetëm një datë ,data e lindjes 7 gusht. Këtë datë ai vetë e kishte të shenjtë:  bënte 2 festa, një në shtëpi e  një me kolegët e estradës. Gezuar ditëlindjen baba, festo aty në parajsë ku e meriton”,-shkruan Matilda Bega. 

Share With:
Translate »
649 Views