I infektuar me Covid-19 që në mitër, mjekët zbulojnë detajet e rastit të parë

Mjekët e një spitali në afërsi të Parisit kanë publikuar një studim për rastin e parë të një foshnje që është infektuar me Covid-19 në mitër dhe ka lindur po i infektuar.

Artikulli, i publikuar më 14 korrik në revistën “Nature Communications”, detajon lindjen e një djali nga një nënë 23-vjeçare, e cila ishte e infektuar me COVID-19 gjatë tremujorit të fundit të shtatzënisë. Një grup prej tetë studiuesish zbuluan se virusi u shfaq në ditën e tretë të lindjes së fëmijës.

Nëna kishte hyrë në spital në muajin tetor, në 3-mujorin e fundit të shtatzënisë, duke shfaqur simptoma të COVID-19 pikërisht para lindjes, veçanërisht një kollë e rëndë dhe ethe, temperaturë 38.6 celsius. Fëmija erdhi në jetë nga një lindje cezariane dhe më pas shfaqi simptoma të virusit menjëherë pas lindjes; nervozizëm ekstrem, diarre, dëmtim i cipës së së bardhë në tru etj.

Të dy, nëna dhe fëmija, janë rikuperuar, madje bebja brenda tri javëve. Nëna la spitalin gjashtë ditë pas lindjes dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Por artikulli thotë se është ende e paqartë se si infeksioni mund të jetë transferuar nga nëna tek fetusi, por tregoi një rrugë përmes kordonit të kërthizës. Ky ishte edhe rasti i parë i këtij lloji që shfaqej para stafit mjekësor.

Në artikull shkruhet: “Transmetimi konfirmohet nga një hetim gjithëpërfshirës virologjik dhe patologjik”,– duke shtuar se SARS-CoV-2 shkakton vireminë e nënës ose një virus në gjak, infeksionin placental dhe vireminë neonatale pas infeksionit placental, që do të thotë një virus i porsalindur pas infeksionit në bark.

Para këtij rasti, mjekët kishin bindjen se virusi transmetohet vetëm përmes spërklave të emetuara në ajër, nga një njeri në tjetrin dhe se rrugët e tjera të infeksionit janë thjesht hipoteza.

Share With:
Translate »
613 Views