Receta e gjyshes, si mund ta përdorësh xhelin e bamjeve për flokët

Shumë kohë më parë, gjyshet tona e kanë pasur bamjen një prej recetave më të mira – ideale për flokët. Sidomos për të gjitha vajzat që duan të kenë flokë të shëndetshëm e të gjatë. Nëse akoma nuk e ke ditur, xheli i bamjeve është kura ideale.

Gjatë kohës që je duke pritur që flokët të rriten, ata dalëngadalë do të këputen dhe do të thahen në maja – faktorë që nuk ndihmojnë rritjen. Kështu që, me porosi të gjyshes, xheli i bamjeve mund të bëjë mrekulli, sepse është një prej kurave natyrale që u jep shkëlqim flokëve dhe i ndihmon ata të rriten.

Bamjet janë të pasura me vitamina A, C dhe K, janë të pasura me kalcium, kalium dhe shumë lëndë të tjera ushqyese që ndihmojë rritjen, hidratimin e lëkurës së kokës dhe eliminimin e zbokthit. Nëse do ta përdorësh në vend të balsamit, ndryshimin do ta ndiesh vetëm pas disa përdorimeve.

Gjithçka që të duhet është bamje dhe ujë.

Hapi 1: Prit në mënyrë horizontale disa bamje (pesë deri në shtatë copë duhet të jenë mjaftueshëm)

Hapi 2: Hidh rreth tetë masa ujë në një tenxhere dhe shto në të bamjet.

Hapi 3: Lëri të ziejnë bashkë në zjarr të ngadaltë derisa të vësh re se përzierja bëhet e trashë dhe ka filluar të shkumojë. Sapo të arrihet kjo masë, fike zjarrin.

Hapi 4: Kjo është fakultative. Meqë era e bamjes, ndonjëherë mund t’i bezdisë njerëzit, shto në këtë masë disa pika parfumi për të mposhtur erën.

Hapi 5: Lëre përzierjen për disa minuta derisa të ftohet dhe pastaj kulloje në sitë çaji.

Hapi 6: Tani mund ta përdorësh. Laji flokët me shampo si zakonisht. Shtrydhe të gjithë ujin e tepërt nga flokët para se të aplikosh xhelin. Masazhoje mirë derisa xheli të jetë absorbuar nga lëkura.

Share With:
Translate »
338 Views