I infektuar me COVID-19, të moshuarit në Tiranë i plas bombola e oksigjenit në banesë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.
Në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19.
Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i plotë:
Më datë 15.11.2020, rreth orës 21:05, në bulevardin “Bajram Curri”, në banesën e shtetasit M. N., 72 vjeç, ka plasur bombola e oksigjenit, e cila përdorej nga ky shtetas pasi është i infektuar me COVID-19.
Ky shtetas është dërguar në spital me ambulancë, për mjekim më të specializuar.
Nga plasja e bombolës nuk kanë mbetur të dëmtuar persona të tjerë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.