Kur është koha më e përshtatshme të përdorni shishen e qumështit tek bebi juaj

Sapo ushqyerja me gji të shkojë mirë, fëmija juaj mund të fillojë të pijë qumështin tuaj të gjirit nga një shishe.

Ju duhet të shmangni ushqimin e foshnjës tuaj me shishe nëse ka ndonjë problem me gjidhënien – në gjirin tuaj, sepse kjo mund të ngatërrojë fëmijën tuaj dhe të rrisë vështirësitë e gjidhënies, shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.

Shumë bebe preferojnë të pinë nga disa shishe dhe se mund të ju nevojitet kohë të provoni disa lloje të tyre para se të zbuloni preferencën e bebës tuaj.

Ka shumë mundësi për madhësinë dhe formën e thithit. Shkalla e rrjedhjes përcaktohet nga madhësia e vrimës në majë të saj.

Shishet me rrjedhje më të ngadaltë kanë një vrimë më të vogël. Është më mirë të filloni me rrjedhën e ngadaltë (vrima më e vogël).

Filloni të futni shishen 1-2 javë para se të ktheheni në punë. Fëmija juaj do të ketë nevojë për kohë për të mësuar këtë aftësi të re.

Vazhdoni ushqyerjen me gji sa më shpesh që të mundeni dhe pomponi vetëm kur është e nevojshme.

 

Share With:
Translate »
259 Views