I jepet lamtumira Polikron Çelës, Elton Deda bën rrëfimin prekës

Ndarja nga jeta e pediatrit të mirënjohur, Polikron Cela i ka prekur të gjithë. E siç ndodh zakonisht, kur dikush nuk është më në këtë botë, ne mundohemi të ruajmë me fanaztizëm kujtimet e vyera që na kanë mbetur. Një episod të tillë na ka treguar sot Elton Deda i cili duket se është prekur pamasë nga vdekja e doktorit. Lexoni më poshtë statusin e këngëtarit, i cili mesaduket e paska patur mjekun personal të ndjerin: “Sot percollem per ne banesen e fundit Dr Polikronin, mikun e gjithe Tiranes. Te palodhurin, gojemjaltin, shokun e femijeve dhe shpetimtarin e gjilperave. Kur isha i vogel, sa here isha i semure, nuk harronte te vinte ne çdo ore dhe pasi me vizitonte me thonte “ nuk ka gjilpera per ty biri”. Dhe ashtu kur largoheshe linte gjithmone aromen e jetes dhe te miresise. Per mua, keta jane heronjte e vertete te qytetit, njerezit qe te bejne ti duash pa kushte. Lamtumire xhaxhi Kondi. Do te te kujtojme gjithmone me mall se ke bere gjera te mira gjithe jetes.” /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1025 Views