I ‘lodhur’ prej fëmijëve, aktori i njohur i quan ata budallenj

Ryan Reynold nuk ka mundur të pushojë mjaftueshëm së fundmi, e për këte fajëson 2 fëmijët e tij, Inez dhe James. “Kam rrathë poshtë syve falë 2 budallenjëve që refuzojnë të shkojnë në krevat pavarësisht se unë i lexoj Winnie the Pooh dhe gjysmën e Stephen King’s The Shining”, shkruan Ryan në postimin e tij të fundit në ‘Instagram’. Padyshim që aktori po bënte shaka si zakonisht në rrjetet sociale dhe më shumë duket se e ka shijuar Dwayne Johnson i cili i ktheu komente komike ku e ngacmonte aktorin rreth librave që i lexonte fëmijëve. Ryan dhe Blake e nisën familjen e tyre në vitin 2014, e që prej asaj kohe ata janë munduar t’i mbajnë fëmijët jashtë vëmendjes publike.

Share With:
Translate »
315 Views