I mbani mend dy prezantueset e TVSH-së? Kështu duken sot!

Me siguri që kur keni qenë të vegjël, kutia magjike e vendosur në një cep të shtëpisë ju tërhiqte të gjithë vëmendjen. Pozicionoheshit përballë televizorit dhe ndiqnit me kërshëri programet televizive që Radio Televizioni Shqiptar transmetonte. Një nga emisionet e përshtatshme për ju ka qenë ai për fëmijë i prezantuar nga Manjola Lloja Bushati dhe Romina Ruda. 
Manjola kishte peshën më të madhe të drejtimit të emisionit ndërsa flokëverdha pikaloshe, Romina, e plotësonte dhe i jepte akoma më gjallëri programit. Një dyshe vajzash që do të mbahen mend gjatë për lirshmërinë dhe kiminë që kishin në prezantim. Me kalimin e viteve, Romina pas eksperiencës me Manjolën, u bë ikona e programeve televizive për fëmijë ndërsa Manjolën e identifikohej gjithmonë si prezantuesja e festivaleve për fëmijë në Shkodër.
Nuk e dimë nëse e kanë në plan por ne do ta dëshironim një rikthim të tyrin në ekran. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
2676 Views