I përdhunonte vajzën prej 9 vitesh, 50-vjeçari shqiptar vret kunatin në Greqi

Një 50-vjeçar ka vrarë kunatin e tij pasi ky i fundi ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij prej 9 vitesh. Ngjarja ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku autori dhe viktima janë emigrantë shqiptarë me banim të përhershëm atje.

Pasi 50-vjeçari ishte informuar se kunati (vëllai i gruas së tij) kishte përdhunuar vajzën e tij tashmë 18-vjeçare prej të paktën nëntë vitesh.

Sipas policisë dhe mediave greke, autori ka qëlluar me armë zjarri mbi 33-vjeçarin dhe më pas është vetëdorëzuar në polici ku ka rrëfyer edhe krimin e tij.

Vajza 18-vjeçare e autorit iu kishte rrëfyer prindërve se daja i saj e shantazhon me publikimin e videove dhe foto të përdhunimeve, duke i kërkuar në këmbim shuma parash.

Policia ka arrestuar autorin e krimit dhe ka konfiskuar armën e tij. Ndërsa për viktimën është urdhëruar kryerja e ekspertizës mjeko-ligjore.

 

Share With:
Translate »
91 Views