“I përdor vajzës Photoshop për belin!” Ardit Gjebrea i kthehet ndjekëses

Nëse kemi thënë Ardit Gjebrea, kemi thënë një nga figurat më të dashura të ekranit padyshim. Shumë i ndjekur në televizion, e gjithashtu edhe në rrjetet sociale, Arditi ka fituar zemrat e të gjithve ndër vite dhe kurioziteti rreth jetës personale është i madh. Përmes Instagramit, moderatori është gjithnjë pranë ndjekësve e së fundmi ka treguar se ndodhet me pushime së bashku me bashkëshorten e tij, Anilën dhe dy fëmijët Jonin dhe Anën.

 

E mes postimeve që ndan, Arditi publikoi dje një foto të Anës duke pozuar buzë detit. “Gëzimi im“, shkroi moderatori krahas fotos që mori komente të shumta pozitive. Për hir të së vërtetës, Ana gëzon simpatinë e shumë personave dhe numëron mijëra ndjekës në rrjetet sociale. Mirëpo, dikujt i ka bërë përshtypje beli i Anës dhe e ka akuzuar Arditin se ka përdorur photoshop për t’i rregulluar këtë pjesë të trupit vajzës.

“Duke i përdorur photoshop vajzës që tani te beli”-shkroi ndjekësja e ky koment i ka rënë në sy edhe Arditit. Ai nuk ngurroi t’i jepte një përgjigje duke shkruar: “Kurrë photoshop në fotot e mia, goxha kompliment ky i yti”. Si gjithnjë me shumë sportivitet.

 

Share With:
Translate »
190 Views