I ra nga duart nënës teksa po pinte gji, foshnja përfundon në koma
Ngjarja ndodhi në Itali. Mësohet se fëmija 1 vjeç e gjysmë ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi nëna e rrëzoi teksa po e ushqente.
Sipas mediave italiane foshnja nga provinca e Kremonës është transportuar me helikopter në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo dhe është shtruar me prognozë të rezervuar e ndodhet në rrezik për jetën.
Sipas hetimeve të para, gruaja po ushqente me gji fëmijën e saj 18 muajsh ulur në shkallët e shtëpisë kur fëmija ra papritur, duke rënë dhe goditur kokën në njërën nga shkallët
Karabinierët po hetojnë se çfarë ka ndodhur dhe pas alarmit të dhënë nga prindërit, si zakonisht kanë mbledhur dëshmitë e tre personave që ndodheshin në shtëpi me nënën e tyre.