I rritur mes modës, barku i Emina Çunmulajt shijon atmosferën fashion të New York-ut

Emina Çunmulaj ka qenë dhe vazhdon të jetë e pranishme në shumë aktivitete mode gjatë këtyre muajve të shtatzënisë.

Së fundmi ajo ka qenë në New York për javën e modës, ku ka marrë pjesë dhe në një aktivitet shqiptar për 10 vitet e Pavarësisë së Kosovës.

E veshur gjithmonë me stil, elegante, Emina, edhe pse shumë e thjeshtë, shkëlqen në çdo shfaqje të saj… Edhe pse tashmë është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, te ajo mezi dallohet barku nën rroba, për shkak të fizikut prej modeleje.

Megjithatë, sot, Emina na ka dhënë një pamje të barkut të zbuluar dhe sigurisht që tani mund ta dalloni një bark gjashtë muajsh, i cili, siç thotë me humor modelja, ka shijuar një tjetër atmosferë mode, në atelienë e stilistit të bazuar në New York, Kobi Halperin.

Ajo ka marrë pjesë në disa sfilata gjatë kësaj jave, por dhe ka shijuar shëtitjet me të bijën nën shiun e New York-ut.

 

Ka shijuar dhe një mbrëmje të veçantë romantike me bashkëshortin për festën e të dashuruarve, që këtë herë e gjeti gjashtë muajshe shtatzënë…

I love you NYC 🗽

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on

https://www.instagram.com/p/BfOA3iPhoe6/?utm_source=ig_embed

Nuk mund të prisnim më pak nga bashkëshorti i modeles. Të gjithë po kalojnë mirë në New York.

 

Share With:
Translate »
705 Views