I shkreti Princi Harry, ja si i ka ndryshuar jeta pas martesës me Meghan Markle

Princi Harry nuk është aspak i lumtur! Burime për “Cosmopolitan” shprehen se Harry shihet në pallatin e “Buckingham Palace” me turinjtë e varur. Lajmet e përhapura në media për sherrin mes Kate dhe Meghan, lajmet për Thomas Markle dhe të gjitha kapriçot e Meghan, që janë publikuar në media kanë mërzitur Dukën e Sussex.

“Ai nuk është më i njëjti dhe nuk mund t’i vesh faj. Duket sikur ai mendon se bota është kundër tij” – shpjegoi burimi.

Dhe nuk ka faj! E gjithë bota po flet për bashkëshorten e tij, e cila është shtatzënë me fëmijët e tyre të parë. Madje, kjo situatë ka përkeqësuar marrëdhënien mes dy vëllezërve!

“Harry ende nuk e ka të qartë se cili është roli i tij. William e ka të përcaktuar që do të jetë Mbreti i ardhshëm, ndaj i është përveshur punës. Ndërsa Harry dhe Meghan duan të kenë jetën e tyre. Për ta bërë këtë, zgjodhën të ishin larg, po ky vendim nuk u prit mirë nga William dhe Kate” – vijon burimi!

Por përpara se të përhapni panik, dijeni se dy princat po përpiqen të hedhin pas krahëve të gjitha mosmarrëveshjet dhe kërkojnë të rindërtojnë marrëdhënien e bukur që kishin.

Share With:
Translate »
523 Views