“I thashë martohu 38 vjeç, pas një jave më tha ‘Dua njërën’!” Sabriu rrëfen historinë e Ermalit me Arianën

Sabri Fejzullahu tregoi historinë e dashurisë së të birit Ermal me bukuroshen Ariana Fejzullahu!

I ftuar sot te “Rudina”, këngëtari i mirënjohur u pyet në lidhje me momentin kur mësoi dashurinë e Ermalit për partneren e tij.

Sabriu u shpreh se kishte vetëm një javë që e kishte këshilluar të birin që të ndiqte karrierën dhe të martohej 38 vjeç.

Por Ermali e kishte vendosur që dashurinë me Arianën ta kurorëzonte në martesë në moshën 20-vjeçare:

“Një javë më parë biseduam unë dhe Nera, i thamë që duhet të martohesh diku 37-38 vjeç, duhet të merresh me karrierën. Dhe pas një jave na tha. ‘Uluni këtu: Dua të martohem! Unë kam rënë në dashuri’ dhe i thashë unë: ‘Me atë pikën e bukur këtu (nishanin e Arianës), me atë gocën e bukur? Pikërisht me të më tha. Ia bëmë dy dasma, një dasmë të shtunën për fisin, diku 700 vetë pastaj të nesërmen për VIP-at, shoqërinë, nja 500 vetë”, u shpreh Sabriu.

Sabriu rrëfeu se e njihte Arianën dhe kishte një marrëdhënie dhe respekt shumë të madh për të dhe familjen e saj të madhe.

Ai e shoqëroi nusen sot në intervistën e saj të parë për një televizion në Shqipëri, duke e ditur sesa emocione kishte.

Share With:
Translate »
765 Views