I veshur kuq e zi, London Noor mbështet kombëtaren tonë

Sot në mbrëmje inaugurohet stadiumi i ri “Air Albania Stadium”, me përballjen e Kombëtares shqiptare me kampionët e botës, Francën. Në ceremoninë që do të zhvillohet përpara fillimit të ndeshjes, këngëtarja Juliana Pasha do të këndojë himnin shqiptar, ndërsa artistja tjetër, Besa Kokëdhima, himnin francez. Era Istrefi dhe Flori Mumajesi do të jenë emrat “big” të muzikës që do të performojnë nga tre këngë për tifozët që do të mbushin shkallët e stadiumit. Në 20:45 minuta pritet të nisë përballja Shqipëri-Francë. Krahas shumë tifozëve, më i ëmbli i tyre duket të jetë London Noor, i cili është fotografuar në shkallët e stadiumit, i veshur kuq e zi. Mesa duket tifozi më i vogël i kombëtares, do të jetë i shoqëruar nga babi, sepse mami Sara, edhe pse ajo e ka shpërndarë foton, duhet të jetë duke u kujdesur për vogëlushin Roman i cili ka vetëm dy muaj që ka lindur.  /Kids’Time/

Share With:
Translate »
476 Views