I vjen mirë apo jo Chrissy Teigen, e bija ia ka “këputur” kokën babit

Teksa Chrissy Teigen dhe John Legend po përgatitet të kenë një fëmijë të dytë, çifti vazhdon të tregojë se sa të dashuruar janë krah njëri- tjetrit.

Modelja bukuroshe është kthyer pas në kohë dhe ka postuar një foto të bashkëshortit të saj kur ishte i vogël duke e bashkua me foton e vajzës së tyre. Rezultati? Një ngjashmëri e “frikshmeE njëjta buzëqeshje, i njëjti shikim sa ju do ta kishit shumë të vështirë për t’i dalluar, nëse Luna nuk do të ishte e veshur me fustan.

Duke qenë se ata kanë në plan për të bërë një fëmijë të dytë, shpresojmë që djali ose vajza tjetër t’i ngjajë,  përse jo Chrissy Teigen.

Chrissy Teigen dhe John Legend janë një ndër çiftet më të pëlqyera në Amerikë, kjo për arsye se çifti është një kombinim perfekt i një modeleje shumë simpatike, por shumë karizmatike dhe nga ana tjetër është John Legend, djali romantik që çdo vajzë do të donte të kishte në krah. Ai është autor i këngës “All of Me”, kolona zanore e shumë historive të dashurisë në botë.

Share With:
Translate »
754 Views