I vuri djalit emrin e tij, Vesa Luma kujton të atin e ndjerë me një mesazh prekës
Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka ndarë një moment emocional në rrjetet sociale, duke kujtuar të atin e saj të ndjerë.
Në një postim në Instagram, ajo publikoi një foto të tij dhe e shoqëroi me një mesazh prekës.
“Sot të kujtojmë me buzëqeshje babi! 23 vite, por dashuria jote na udhëheq çdo ditë ❤️❤️❤️” – shkruan Vesa, duke treguar se edhe pse kanë kaluar shumë vite nga ndarja e tij nga jeta, kujtimi dhe dashuria për të mbeten të gjalla.
Kujtojme se Vesa ka kthyer mbrapsh emrin e tij Nail dhe e ka quajtur te birin Lian
Ky postim ka prekur ndjekësit e saj, të cilët kanë shprehur mbështetjen dhe ngushëllimet e tyre në komente. Vesa Luma është një nga artistet më të dashura të publikut shqiptar dhe shpesh ndan momente të veçanta nga jeta e saj personale me fansat.