Ia fshehën fëmijën nënës, pranga gjyshes dhe babait

Dy persona janë vënë në pranga pasi kanë  kundërshtuar vendimin e dhënë nga gjykata për kujdestarinë e një fëmije të mitur.

Të arrestuarit janë A.N., 66-vjeçe (gjyshja) dhe J.N., 39-vjeç (babai) të dy banues në Vlorë.

Dje në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ata kanë fshehur fëmijën e mitur edhe pse punonjësit e Përmbarimit në Vlorë i kanë dhënë kujdestarinë nënës E.N., 37-vjeçe.

Dy të arrestuarit do të përballen me akuzën për veprën penale të “Marrjes së padrejtë të fëmijës e kryer në bashkëpunim”.

Share With:
Translate »
445 Views