Në hapat e mamit, Anjeza Shahini zbulon me një video zërin e të bijës pranë mikrofonit

Që prej momentit kur u bë nënë për herë të parë, Anjeza Shahini ka zbuluar pak momente pranë të voglës së saj e cila rritet dita ditës. Ditën e sotme artistja ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagam’ videon më të ëmbël, ku shfaqet duke mbajtur në krahë vajzën e cila pranë pianos dhe mikrofonit nis të këndojë. “Mirëmëngjesi. Kujt i duhen disa back vokale? Shpirti i mamit kjo”, ka shkruar Shahini bashkangjitur videos ku dallohen dhe flokët e errët të vogëlushes.

Shumë ndjekës kanë nxituar menjëherë të pohojnë se vajza do i ngjasojë mamit për talentin në muzikë, megjithatë na mbetet të presim deri atëherë për të kuptuar nëse do të jetë kështu.

Share With:
Translate »
369 Views