Ide perfekte! Tatuazhi minimalist i Kylie Jenner qenka një dedikim kaq kuptimplotë!
Kylie Jenner ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një tatuzh të ri këtë javë.
22-vjeçarja është vënë re se në parakrahun e saj të majtë kishte gdhendur numrat ‘4:43’ dhe për të gjithë ata që po mendojnë se çfarë kuptimi ka, duhet të themi se është diçka tejet simbolike.
Vajza e saj dy vjeçare Stormi Webster ka lindur në orën 4:43 të datës 1 shkurt 2018 sipas certifikatës së lindjes së saj të marrë nga TMZ.

22-vjeçarja na e tregoi tatuazhin e ri në një selfie, ku pozonte së bashku me grimierin e saj, Ariel Tejada.
Kylie ka një vajzë me reperin Travis Scott, dhe megjithëse çifti u nda vitin e kaluar ata ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin.
