Iku Elvana, u kthye motra. Ja çfarë thonë për njëra-tjetrën | Video

Prej një kohe të gjatë, Elvana Gjata i kishte munguar jetës publike në vend. Por eventi special i së motrës e rikthehu sërish. Motra e saj, Migena Gjata pati debutimin në atdhe dhe këngëtarja e muzikës moderne s’kishte  si të mungonte: “Kam mbi 10 vjet që jam larguar nga Shqipëria, mua më ka interesuar gjithmonë muzika klasike dhe në Gjermani e kam ndjerë veten të plotësuar në atë që kërkoj. Unë kam lindur këtu si artiste, ndaj edhe duhet të rikthehesha dhe ky ishte momenti”,- tha Migena për “Jo vetëm modë.” Lidhur me Elvanën ajo tha se kanë pasur mjaft ngjashmëri në zë kur kanë qenë të vogla. “Momentalisht, Elvana po punon fort dhe jam e bindur që do t’ia dalë”,- tha Migena.  Ndërsa Elvana tha se motra e saj Migena është një thesar dhe ky është moment i duhur që ajo të shfaqet. “Deri tani e kam mbajtur të fshehur Migenën se është thesar, tani ka ardhur koha të shfaqet dhe jam shumë e lumtur për këtë”,- tha Elvana.

Share With:
Translate »
1111 Views