Ilir Meta zgjodhi të bijën për “Zonjë të Parë”! Të gjithë sytë nga Bora!

Nuk ka ndodhur shpesh që presidenti i një vendi të zgjedhë pikërisht vajzën e tij për t’i qëndruar në krah teksa ka pritje të veçanta apo takime zyrtare pune. Por Ilir Meta preferoi të ishte i veçantë dhe na i bëri të qartë që në fillim: Monika Kryemadhi, ndonëse bashkëshortja e tij prej shumë vitesh dhe një figurë shumë e dashur për shqiptarët, do të duhet t’i përkasë partisë që ajo drejton, LSI-së duke mos u marrë me çështjet e presidencës.

Ndonëse kishte skepticizëm lidhur me faktin se si Bora, vajza e madhe e presidentit Meta do ta menaxhonte këtë pozicion të rëndësishëm, dje ajo i ka lënë të gjithë gojëhapur teksa ka bërë një performancë shumë të mirë në pritjen e veçantë të presidentit Meta për Festën e Pavarësisë.

E veshur me një fustan klas të zi, kombinuar me një fjongo të kuqe, duke respektuar ngjyrat e vendit, Bora ka dalluar për qëndrimin mjaft sotik duke dhënë idenë e një zonjushe të vërtetë.

Fotot janë duke u shpërndarë gjithandej dhe shohim veçse komplimenta për të. Edhe në foton e përbashkët me çiftin Edi dhe Linda Rama, Bora ka ruajtur të njëjtin seriozitet duke e bërë më së miri punën krah të atit të saj.

Sigurisht që emocione ajo do ketë pasur, por në portret u duk plot vetbesim duke i treguar të gjithëve se është e rritur mjaftueshëm për ta përballuar këtë post që ju dhurua.

Share With:
Translate »
1838 Views