Incidenti: Fëmijët e Presidentit Trump acarohen me mediat

Ndërsa grupet e krahut të djathtë u përplasën me kundër-protestuesit në demonstratat pro-Trump gjatë fundjavës, reagoi Ivanka Trump.

Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë dhe vajza e Presidentit në largim Donald Trump, dënoi mediat në Twitter për “heshtjen totale” mbi dhunën ndaj konservatorëve.

Postimi që portretizonte gabimisht mbështetësit e Trump si viktima të dhunës qarkulloi në internet në qarqet e krahut të djathtë.

“Heshtja e plotë e medias në lidhje me dhunën fizike që po kryhet kundër konservatorëve është e turpshme dhe e rrezikshme. Thjesht imazhi i zemërimit dhe indinjatës prek anën tjetër” shkroi Ivanka në Twitter. “Dhuna nuk është kurrë përgjigjja dhe nxitësit duhet të dënohen dhe të ndiqen penalisht.”

Donald Trump i riu mbështeti pretendimet e motrës së tij një orë më vonë duke pretenduar, pa prova, se media ishte “bashkëpunëtore”.

Ai gjithashtu sugjeroi me ironi që “ata gjithashtu mund t’i fusnin mbështetësit e Trump në një listë e t’i kontrollonin si në Gulaget komuniste”|.

“Heshtja e medias ndaj dhunës ndaj mbështetësve të Trump është shurdhuese. Pas katër vitesh duke i quajtur ata nazistë, në këtë pikë ata mund t’i mashtrojnë të gjithë. Ata janë bashkëpunëtorë në dhunë. Ata janë më të këqijtë e më të këqijve”, tha ai.

Share With:
Translate »
330 Views