Infektohen me covid-19 disa mësues, mbyllet shkolla 9-vjeçare në Gjirokastër

Koronavirusi duket se po depërton ‘pa mëshirë’ në institucionet shkollore, e kësaj radhe në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas raportimeve nga mediat, mësohet se edhe një tjetër shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër është mbyllur për shkak të rasteve me koronavirus.

Bëhet fjalë për shkollën “Urani Rumbo” në lagjen “Palorto”, në të cilën rezultojnë 7 mësuese me COVID-19.

Kujtojmë se kjo është shkolla e dytë 9-vjeçare që mbyllet në Gjirokastër, pasi më parë është mbyllur edhe shkolla 9-vjeçare “Koto Hoxhi”. Në shkollën “Koto Hoxhi”, vijon mësimi vetëm për ciklin e ulët, edhe pse Drejtoria Arsimore ka dhënë urdhër që të pezullohet i gjithë procesi mësimor.

Share With:
Translate »
371 Views