Vaska të nxehta gjatë shtatzënisë, si të minimizoni rreziqet që mund të sjellë ky proces

Për shumë gra shtatzëna, ulja në një vaskë të nxehtë gjatë shtatzënisë tingëllon si një mënyrë e shkëlqyeshme për të lehtësuar dhimbjet e muskujve.

Mirëpo, është e rëndësishme të bëni kujdes kur zgjidhni një vaskë të nxehtë për relaksim dhe lehtësim të dhimbjeve, shkruan American Pregnancy Association.

Vaskat e nxehta mund të shkaktojnë hipertermi, e cila është temperaturë anormale e lartë e trupit, përcjell Gazeta Shneta.

E në anën tjetër kemi disa studime që kanë treguar një rrezik në rritje të defekteve të lindjes në foshnjat e grave që kishin një temperaturë të rritur të trupit gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG), deklaron se ‘mbinxehja’ ose qëndrimi në një vaskë të nxehtë nuk rekomandohet gjatë shtatëzanisë.

Për të mbajtur një temperaturë të qëndrueshme, uji qarkullon dhe ri-qarkullon përmes vaskës së nxehtë për të nxjerrë ujë të ftohtë dhe pompuar në ujë të nxehtë.

Megjithëse Shoqata Amerikane nuk rekomandon përdorimin e vaskave të nxehta gjatë shtatzënisë, këtu janë disa hapa që mund të ndërmerrni për të zvogëluar çdo rrezik:

– Ri-programoni vaskën tuaj të nxehtë për të mbajtur një temperaturë më të ulët.

– Kufizoni kohën në një vaskë të nxehtë në 10 minuta ose më pak.

– Monitoroni temperaturën e ujit duke zhytur një termometër në vaskë të nxehtë.

– Monitoroni temperaturën e trupit tuaj për të shmangur mbinxehjen.

– Kushtojini vëmendje shenjave paralajmëruese të tilla si ndjesia e pakëndshme ose djersitja.

Share With:
Translate »



51 Views