Instagramit i bashkohet ky bebush i showbizz-it shqiptar
Roani nuk është i pari personazh i vogël me të cilin jemi prezantuar qysh në minutat e para pasi erdhi në jetë. Megjithëse me të jemi prezantuar e miqësuar falë fotove e videove që prindërit e tij kanë postuar në profilet e tyre, tashmë nuk është më nevoja të gërmojmë në Instagramin e Majkit apo të Majlindës. Roan Hoxha ka një profil Instagrami vetëm për vete.
Listës së personazheve të njohur shqiptarë që kanë hapur enkas një profil për vogëlushin që në muajt e parë të lindjes i është shtuar së fundi edhe reperi i Babastars-ave.
Me gjithë historinë e ndarjes dhe aludimeve për një bashkim të mundshëm me partneren e tij, Majlinda Zeka, Majki tashmë nuk e fsheh dashurinë dhe pikën e dobët që ka për të voglin e tij.
Në një postim të fundit në Instastory me foton e të birit, Majk shkruan se e ka marrë malli për Roanin, i cili, çdo ditë e më shumë fillon të shfaqë tipare nga të dy prindërit. Në fakt, më shumë nga Majk (sipas këtij të fundit)