Irina Shayk flet për ish-partnerin: Ç’lloj babai është sipas saj Bradley Cooper

Irina Shayk mund të jetë kundër bashkëprindërimit, por kjo s’e ndalon të thotë fjalët më të mira për Bradley Coopet si babain e vajzës së saj!

Gjatë një interviste me “Highsnobiety’s HIGHStyle”, supermodelja tha se Cooper është tepër praktik në rritjen e vogëlushes 4-vjeçare, Lea dhe do të jetë prezent aty gjatë gjithë kohës.

“Ai është baba që kujdeset vetë, është shumë praktik. Nuk do një dado për vajzën! Lea shkoi me pushime me të për thuajse 2 javë dhe mua s’mu desh t’i telefonoja asnjëherë.”- u shpreh Irina.

Sigurisht, kujdesi është minimumi që mund të bëjë një baba për fëmijën e tij, por fakti që Cooper do këtë pa ndihmën e një dadoje (siç ndodh gjerësisht në Hollyëood), vlen për t’u përmendur.

“Unë kurrë s’e kam kuptuar si term “bashkëprindërimin.- u shpreh Irina për Elle në mars të 2021. Kur jam me vajzën time unë jam 100% mama, kur ajo është me të atin ai është 100% babai i saj. Bashkëprindërimi është thjesht prindërim.”

Irina është përpjekur gjithmonë ta mbajë jetën e saj private shumë private dhe herë pas here është diskutuar për stilin e saj strikt të mëmësisë. Irina dhe Bradley i dhanë fund lidhjes 4 vjeçare në qershor të 2019-ës.

“Dy njerëz të mirë s’kanë pse bëjnë domosdoshmërisht një çift të mirë!”- u shpreh Shayk për Vogue.

Share With:
Translate »
150 Views