Irini Qirjako zbulon sekretin që e mban të lidhur me të bijën

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Irini Qirjako dhe vajza e saj Riviola, ishin të ftuara në “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, për të folur rreth lidhjes së tyre të fortë nënë e bijë.

Riviola, prej vitesh e larguar në Gjermani aty ku ushtron profesionin e saj si doktoreshë, tregoi se është rritur me këngët dhe zërin e së ëmës.

Ato treguan se largësia nuk ia ka dalë që t’i shkëpusë, madje Irini zbuloi se ka gjetur zgjidhjen ideale për t’i kënduar së bijës edhe kur s janë afër.

“I bëj koncert në telefon ose në Skype sa herë që më kërkon t’i këndoj”, tregoi këngëtarja e njohur.

Share With:
Translate »
889 Views